Flash

Uzuni me grip, hapet rruga për Brojën: Kombëtarja mbyll përgatitjet për Izraelin

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot në stadiumin “Air Albania” stërvitjen zyrtare, duke finalizuar përgatitjet për miqësoren e nesërme ndaj Izraelit. Sulmuesi Myrto Uzuni mungoi për shkak të gripit, ndërsa ekipi shfaqet me frymë pozitive.

Lapsi.al 2 June 2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot pasdite në stadiumin “Air Albania” seancën zyrtare stërvitore, duke finalizuar përgatitjet për ndeshjen miqësore të nesërme kundër Izraelit. Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, skuadra zbriti në fushë pothuajse e plotë, me përjashtim të sulmuesit Myrto Uzuni. Beratasi po kalon një gjendje gripale dhe gjendja e tij do të vlerësohet sërish nesër nga stafi mjekësor i Kombëtares, duke lënë pjesëmarrjen e tij në ndeshje në pikëpyetje.

Një mungesë që do ta vinte në siklet teknikun Rolando Maran dhe do t'i hapte rrugën Armando Brojës, për ta nisur si titullar kundër Izraelit. Sidoqoftë, me Uzunin shkon në tre numri i të padisponueshëmve, pasi më parë ishin tërhequr edhe Ismajli e Aliji. 

Gjatë stërvitjes, kuqezinjtë zhvilluan ushtrime fizike, si dhe skema të ndryshme tekniko-taktike, të cilat pritet të zbatohen në fushë ndaj kundërshtarit. Në kampin e Kombëtares mbizotëron një frymë pozitive dhe motivim i lartë për të arritur një rezultat të kënaqshëm në sfidën e nesërme.

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:00, sërish në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania”. Tifozët që dëshirojnë të mbështesin nga afër kuqezinjtë, mund të sigurojnë biletat online në platformën ebileta.al ose pranë pikës fizike të shitjes në stadium.

 

Të këshilluara

Marios Oikonomou nuk ia del: aksidenti me motor i merr jetën në moshën 33-vjeçare

Bota e futbollit është në zi pas humbjes së parakohshme të Marios Oikonomou, ish-mbrojtësit grek, i cili vdiq në moshën 33-vjeçare pas plagëve të marra nga një aksident i rëndë me motoçikletë. Oikonomou, i njohur për karrierën e tij në Serie A me klube si Bologna dhe Sampdoria, ndërroi jetë pas nëntë ditësh në terapi intensive.

20:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI