Flash

Komenti në “Lonely Planet”: Shqipëria po paguan çmimin e turizmit

Lapsi.al 19 June 2026

Nga Piero Pasini, "Lonely Planet"/ Herën e parë që shkova në Shqipëri ishte në vitin 2008. Rrugët, atëherë, ishin ende kryesisht në gjendje të keqe, shpesh të pashtruara, dhe lëvizja kishte ndjesinë e një udhëtimi nëpër kohë. Nuk kishte pothuajse asgjë të rehatshme në të. 

Mund të hyje në kishat e pikturuara me afreske, të cilat tani bërë vetëm vetëm me pagesë, pa asnjë kontroll. Banjat termale të Bënjës ishin një sekret i ruajtur me xhelozi, dhe vendet më interesante nuk ishin të hapura për vizitorët: duhej t'i kërkoje. 

Shqipëria nuk ishte një parajsë e humbur. Ishte një vend më i varfër, më i brishtë, më i degraduar, por i aftë të të befasonte me zbulime të papritura.

Sot, turizmi ka shpërthyer, duke sjellë me vete idenë se çdo vend duhet të bëhet menjëherë i arritshëm dhe intensivisht i shfrytëzueshëm. Riviera Shqiptare është rasti më i dukshëm. 

Hapësira të vijës bregdetare që dikur binin në sy për bukurinë e tyre të ashpër, nga Palasa në Dhërmi, nga Drymadesi në jug, kanë hyrë në një cikël monetizimi të peizazhit. Problemi nuk është fluksi në rritje i udhëtarëve. 

Problemi është modeli i zgjedhur për t'i akomoduar ata: struktura gjithnjë e më të mëdha, presion ndërtimi, shërbime jashtë proporcionit me brishtësinë e mjedisit, një uniformitet në rritje i përvojës.

Megjithatë, do të ishte shumë e lehtë të kufizohej diskutimi vetëm në bregdet. Edhe qytete si Berati dhe Gjirokastra janë të ekspozuara ndaj efekteve të mbiturizmit. Në këto raste, nuk është problem i ndërtimit të hapur, siç ndodh në bregdet, por i një zbutjeje që tenton të shtrembërojë ashpërsinë origjinale të vendeve. 

Qendrat historike po restaurohen dhe pastrohen, dhe kjo në vetvete është pozitive, por me qëllim që t'i bëjë ato më "të paraqitshme". Duket sikur është duke u zhvilluar një operacion kozmetik dhe jo një operacion konservimi. 

Po shfaqen institucione të vogla, identike dhe simpatike, menutë zbuten dhe dyqanet shesin vetëm suvenire për kënaqësinë e vizitorëve. Bukuria mbetet, sigurisht, por elementi i paparashikueshmërisë zhduket. Dhe një vend si Shqipëria, i cili gjithmonë ka tërhequr vizitorë pikërisht për shkak të ashpërsisë së tij, rrezikon të humbasë karakterin e tij.

Këtij "grimi" mashtrues i shtohen edhe efektet e komunikimit të shtrembëruar në mediat sociale. Korniza është gjithmonë "perfekte", e projektuar për të lënë jashtë pamjes papërsosmëritë. Tregohet pishina me ujërat e saj ngjyrë bruz, por jo parkingu ngjitur i mbushur me automjete. Ju shihni shtëpinë e vogël prej guri të artë, por jo përhapjen e dyqaneve përreth.

Nuk dua të dukem nostalgjik për një Shqipëri të vështirë vetëm sepse ishte e egër. Por pyes veten nëse transformimi i vendeve që kanë nevojë për mbrojtje, si banjat termale të Bënjës ose disa pjesë të bregdetit, në hapësira që premtojnë çdo rehati dhe shërbim (ndonjëherë pa i përmbushur ato, në fakt) është zgjidhja e vetme e mundshme për të tërhequr udhëtarët. 

Në afat të shkurtër, kjo zgjedhje prodhon numra. Në afat të gjatë, rrezikon të gërryejë identitetin e Shqipërisë. A do të dëshironit të gjenit një pistë go-kart në Koloseun e Romës?

©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI