Flash

PAMJET/ Situatë kritike nga zjarret në Fier, digjen 3 shtëpi

Lapsi.al 4 September 2026

Zjarri i nisur mesditën e sotme në fshatin Vadhizë të Fierit ka marrë përmasa të mëdha vetëm pak orë pas shpërthimit të vatrës së parë.

Siç raporton Top Channel flakët që nisën në fshatin Vadhizë, kanë avancuar drejt Levanit, dhe sipas banorëve janë djegur tre shtëpi, një magazinë që prodhon koshere bletësh dhe i janë afruar një biznesi.

I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përshkuar sipërfaqe të mëdha me ullishte, pyje me pisha, shkurre dhe shtëpi.

Në orët e pasdites, flakët iu afruan dy lokaleve pranë liqenit, në zonën e Qafës së Koshovicës. Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme, era e fortë i ka shpërndarë flakët në një perimetër shumë të gjerë, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Një lokal dhe një shtëpi e pabanuar janë djegur në zonën e Qafës së Koshovicës, ndërkohë ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur edhe dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për neutralizimin e vatrave më problematike.

Flakët kaluan edhe rrugën nacionale Fier–Levan, duke detyruar policinë të bllokojë përkohësisht qarkullimin në këtë aks, për shkak të rrezikut dhe tymit të dendur.

Zjarri ka vijuar të përparojë duke djegur pyllin e dendur dhe është avancuar me shpejtësi në drejtim të fshatit Peshtan i Vogël.

Për shkak të afrimit të flakëve pranë zonave të banuara, forca të shumta policie kanë nisur evakuimin e banorëve. Rreth 15 familje janë larguar nga banesat e tyre, ndërsa efektivët vijojnë të monitorojnë zonat ku zjarri paraqet rrezik për banesat.

Ndërkohë, janë krijuar edhe disa vatra të tjera, çka e ka bërë situatën edhe më të vështirë për t’u menaxhuar.

Forca të shumta zjarrfikëse nga Fier, Mallakastra, Lushnja Vlora dhe Berati vijojnë të jenë në terren, së bashku me policinë dhe strukturat e tjera të emergjencave, në një betejë të vazhdueshme me flakët.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve drejt zonave të tjera. /TCH

Të këshilluara

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI