Flash

Mes dhjetëra plumbave, vetëm ai mbijetoi/ Zbardhet dëshmia tronditëse në Dukagjin

Lapsi.al 25 August 2026

Bashi ka treguar përpara grupit hetimor se ndodhej rastësisht në makinë me viktimat dhe ishte në pjesën e pasme të fuoristradës kur autorët hapën zjarr me breshëri nga dy armë të ndryshme. Mes dhjetëra plumbave, ai arriti të shpëtojë duke u shtrirë në automjet, por një plumb e kapi në shpatull.

Pasi autorët u larguan, ai ka pritur për disa minuta dhe më pas ka dalë nga fuoristrada. Ai ka treguar se ka marrë me vete telefonin dhe, me plagën në shpatull e duke humbur gjak, Bashi ka ecur në këmbë për rreth 40 minuta, për afro 2 kilometra, derisa mbërriti pranë një lokali, në zonën ku kryqëzohet rruga e Pultit me atë të Shoshit, ku kishte valë telefonike.

I plagosuri ka dëshmuar se ka ndaluar pastaj pranë një çezme, ku ka pastruar gjakun që i rridhte nga plaga dhe ka pritur transportin drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Për shkak të humbjes së konsiderueshme të gjakut dhe nevojës për trajtim të specializuar, ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri tani nuk ka një person të identifikuar si autor i dyshuar, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Deri tani po hetohet nëse babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni, kanë ndonjë konflikt të mundshëm, por ata nuk njiheshin si persona problematikë. Lekë Gjoni punonte me një kamion, duke transportuar materiale ndërtimi, dhe kishte një eskavator në zonën e Dukagjinit. 

Të këshilluara

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI