Flash

Mungesa alarmoi fqinjët/ Gjendet i pajetë në banesë ish-futbollisti i Flamurtarit Agim Bubeqi

Lapsi.al 12 August 2026

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur sot, teksa është mësuar se ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti vlonjat Agim Bubeqi.

Ish-sulmuesi i njohur i viteve ’80, pjesë e Flamurtarit që shkroi historinë në vendin tonë dhe në arenën ndërkombëtare, është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë.

Dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Mungesa e tij është vënë re nga fqinjët, të cilët më pas kanë konstatuar situatën dhe kanë njoftuar për rastin.

Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit gjatë një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së klubit. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë dhimbje te komuniteti sportiv dhe te ata që e kanë njohur gjatë viteve.

Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

Klubi i Flamurtarit ka ka bërë menjëherë një postim me mesazh ngushëllimi për ikonën e futbollit vlonjat.

“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë.

Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”, shkruhej në postimin e klubit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI