Flash

Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Kërkojnë rritje me 51% të rrogave dhe 130.5 mln euro detyrime të prapambetura

Lapsi.al 12 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vendimin e Gjykatës Administrative mbi pagat e gjyqtarëve.

Në një postim në 'X', Rama deklaroi se vendimi për sigurimin e padisë nuk parashikon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe pagesën e diferencave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023. Sipas përllogaritjeve të publikuara prej tij, detyrimet për 40 muaj do të arrinin në rreth 130.5 milionë euro.

Rama e kishte kritikuar Gjykatën Administrative edhe një ditë më parë, pasi ajo urdhëroi Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Tiranë të zhbllokojnë pagat për gjyqtarët dhe administratën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, si edhe për Gjykatën e Durrësit. Debati lidhet me kërkesën për rishikimin e pagave të gjyqtarëve dhe efektet financiare që një vendim i tillë mund të sjellë për buxhetin e shtetit.

“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI