Flash

PAMJET/ Tension para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

Lapsi.al 5 October 2026

PAMJET/ Tension para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz

Protesta para Kuvendit të Kosovës është shpërndarë përkohësisht pasi Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Situata para Kuvendit është tensionuar pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e objektit, duke kërkuar që deputetët të mos largohen pa përfunduar procedurat për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të largohen nga zona.

Më herët gjatë ditës, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit, ndërsa Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj një personi të dyshuar për hedhje të mjeteve piroteknike. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI