Flash

PD me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit!

Lapsi.al 7 September 2026

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, zhvilluan një takim me z. Paulo Zampolli, të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetet Globale.
 
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike përcollën qëndrimin e palëkundur të PD-së për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shprehën mbështetjen e saj për administratën e Presidentit Donald Trump.
 
Në takim u diskutua gjerësisht mbi situatën politike, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi sfidat që, sipas opozitës, po cenojnë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe funksionimin normal të institucioneve.
 
Përfaqësuesit e PD-së theksuan se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë krijuar një klimë të pafavorshme për investimet e huaja dhe kanë dëmtuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë në vend. Në këtë kuadër, ata nënvizuan nevojën për një Shqipëri ku sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme dhe siguria juridike të jenë garanci për çdo investitor dhe qytetar.
 
Një vëmendje e veçantë iu kushtua shqetësimit të opozitës për përqendrimin e pushtetit dhe kontrollin politik mbi institucionet. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike argumentuan se qeverisja e Edi Ramës ka krijuar një sistem ku kufijtë mes pushteteve janë dobësuar dhe ku drejtësia pengohet të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur.
 
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu ajo që përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan si “axhenda Soros” në Shqipëri. Sipas tyre, kjo axhendë ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit dhe ka cenuar parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një demokraci e konsoliduar dhe një shtet ligjor funksional.
 
Në këtë kontekst, përfaqësuesit e PD-së ngritën shqetësimin për standardet e zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten një prej kushteve themelore për rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Ata denoncuan përdorimin e parave të paligjshme, keqpërdorimin e administratës publike për qëllime elektorale dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar si faktorë që, sipas tyre, deformojnë vullnetin e qytetarëve.
 
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike theksuan se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë politik dhe institucional, që rikthen llogaridhënien, ndarjen dhe balancën e pushteteve, konkurrencën politike dhe integritetin e proceseve zgjedhore.
 
Z. Paulo Zampolli shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar që Shqipëria të ecë përpara në proceset e veta demokratike.
 
Partia Demokratike ritheksoi në takim se do të vijojë të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesit kombëtar, si dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë historikë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI