Flash

Përbetimet bajate të Ramës: Kur pranojmë të goditemi nga drejtësia, jemi në rrugën e duhur!

Lapsi.al 29 May 2026

Në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Dibër, u shpreh se demokracia nuk mund të funksionojë pa ndarjen e tre pushteteve dhe se, sipas tij, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur pavarësisht vështirësive.

“Demokracia nuk funksionon nëse nuk ka tre pushtetet të ndara dhe ne po bëjmë demokracinë të funksionojë pavarësisht të gjitha vështirësive dhe pavarësisht të gjitha kostove”, deklaroi Rama, ndërsa shtoi se “kush na hidhet në fyt duke na treguar se sa veta u burgosën dhe sa u hetuan, e sa veta janë të përfshirë këtu e atje, dhe pastaj habitet kur del rezultati nga kutitë e votimit është kaq imbeçil”.

Duke folur për sistemin e drejtësisë, Rama tha se pranimi i goditjeve nga një pushtet tjetër, si ai i drejtësisë është një tregues i rrugës së duhur të vendit.

“Kur një pushtet pranon të goditet nga një pushtet tjetër, si pushteti i drejtësisë, dhe nuk reagon për ta shkelur me këmbë siç mund ta kishte shkelur dhe siç e ka shkelur për dhjetëra vite, atëherë rruga e vendit është rrugë e sigurt”, tha ai.

Rama në Dibër: Demokracia nuk funksionon nëse nuk ka tre pushtetet të ndara dhe ne po bëjmë demokracinë të funksionojë pavarësisht të gjitha vështirësive dhe pavarësisht të gjitha kostove. Prandaj edhe kush na hidhet në fyt duke na treguar se sa veta u burgosën dhe sa u hetuan, e sa veta janë të përfshirë këtu e atje, dhe pastaj habitet kur del rezultati nga kutitë e votimit.

Është kaq imbecil sa nuk kupton që populli shqiptar në shumicë, duke qenë një popull europian në shpirt dhe në Europë në mendje, e kupton që të gjitha këto janë kostot e një ndërmarrjeje historike që mund ta bënte dhe mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. E kuptojnë që këto janë prova, prova që drejtësia që ne po mbështesim, që të ndërtohet, nuk është lojë, është reale.

Kur një pushtet pranon të goditet nga një pushtet tjetër, si pushteti i drejtësisë, dhe nuk reagon për ta shkelur me këmbë siç mund ta kishte shkelur dhe siç e ka shkelur për dhjetëra vite, atëherë rruga e vendit është rrugë e sigurt. Rruga e lirisë është rrugë e sigurt, rruga e të drejtave dhe e barazisë para ligjit është rrugë e sigurt. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI