Flash

Dosja ISIS: GJKKO dënon 13 shqiptarë të rekrutuar për luftën në Siri

Lapsi.al 11 June 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 13 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe, për disa prej tyre, edhe për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj. 

Vendimi u dha këtë të enjte, më 11 qershor 2026, pas përfundimit të gjykimit të zhvilluar me procedurë të zakonshme. 

Sipas vendimit të trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan secili me nga 10 vite burgim pas bashkimit të dënimeve për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Ndërkohë, Enes Kaca u dënua me 5 vite burgim si i mitur, ndërsa Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto u dënuan me nga 9 vite burgim. Të pandehurit e tjerë morën dënime që variojnë nga 4 deri në 8 vite burg. Gjykata vendosi që dënimet të vuahen në burgje të sigurisë së lartë dhe ngarkoi SPAK-un me ekzekutimin e vendimit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar. 

Vendimi vjen pas një hetimi të gjatë të SPAK-ut mbi rrjetin e shqiptarëve që iu bashkuan organizatës terroriste ISIS gjatë viteve të luftës në Siri. Sipas dosjes hetimore, personat e përfshirë u rekrutuan kryesisht përmes kontakteve në ambiente fetare dhe udhëtuan drejt Sirisë për t’iu bashkuar të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Hetimet treguan se burrat angazhoheshin në luftime dhe aktivitete të organizatës, ndërsa gratë dhe fëmijët transferoheshin në zonat e kontrolluara nga ISIS-i, ku jetonin nën administrimin e grupit terrorist dhe përfitonin mbështetje financiare e logjistike prej tij.

Pikërisht për këto akuza, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 13 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe, për disa prej tyre, edhe për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI