Flash

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë

Lapsi.al 29 June 2026

Një çift shqiptar u arrestua në Greqi, për trafik droge, teksa po transportonin një sasi lënde të konsiderueshme narkotike. Të arrestuarit janë një grua 26-vjeçare dhe një i ri 23-vjeçar, që u pikasën nga oficerët e Rojës Bregdetare. Ata akuzohen për shkelje të legjislacionit për substancat që shkaktojnë varësi, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.

Konkretisht, gjatë një kontrolli në portin e “Kymasi Mantoudio”, (Evia) oficerët e portit gjetën në posedim të 26-vjeçares, në bagazhin e saj të dorës, një pako najloni me 278.1 gramë kokainë, si dhe tre pako najloni me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej pak më shumë se 1 kg. Po ashtu, u sekuestruan dy telefona celularë dhe shuma prej 350 eurosh, të cilat u gjetën në posedim të gruas së arrestuar.

Në kontekstin e të njëjtit rast, autoritetet vazhduan me arrestimin e 23-vjeçarit të dyshuar si marrës i drogës në Alonissos. Një telefon celular u gjet në posedim të tij dhe u konfiskua, informon “Protothema”. Operacioni u krye në fundjavë nga oficerët e Ekipit Rajonal të Zbatimit të Ligjit Kundër Drogës (P.O.D.I.N.) të Autoritetit Qendror Portual të Volosit me ndihmën e oficerëve të Autoritetit Portual të Mantoudit dhe qenit të policisë për zbulimin e drogës LS-EL.AKT., i quajtur “TOBI”.

Hetimi paraprak për rastin po kryhet nga Stacioni Portual i Mantoudit, ndërsa dy të arrestuarit përballen me akuza për shkelje të Ligjit 4139/2013 për substancat që shkaktojnë varësi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI