Flash

Premier League thyen të gjitha rekordet, janë shpenzuar 5.5 miliardë euro: Enzo Fernandez ishte vetëm i fundit

Klubet e Premier League kanë shpenzuar në total rreth 4.7 miliardë paund (rreth 5.5 miliardë euro, shën. i red.).

Lapsi.al 2 September 2026

:

Klubet e Premier League kanë shpenzuar në total rreth 4.7 miliardë paund (rreth 5.5 miliardë euro, shën. i red.). Marrëveshjet e mëdha për të drejtat televizive kombëtare dhe ndërkombëtare u japin klubeve një fuqi blerëse të paprecedentë. Deri dhjetë vjet më parë, vetëm dy transferime kishin kaluar shifrën e 100 milionë eurove. Në vitin 2013, transferimi i Gareth Bale te Real Madridi ishte i pari që kapërceu shifrën me nëntë shifra. Tre vjet më vonë, Manchester United pagoi të njëjtën shumë në arkat e Juventusit për Paul Pogba. Në të dyja rastet, protagoniste ishte Premier League. Sot, goditje të tilla, për kampionatin anglez, janë bërë të përditshme. Dhe merkatoja që sapo është mbyllur është dëshmia e kësaj.

Manchester City më dorë-lëshuari

Mbretëresha e sesionit të sapopërfunduar është Manchester City, me 526 milionë euro të shpenzuara. I fundit që ka mbërritur është Enzo Fernandez, me City Group që ka firmosur një çek prej 125 milionë paundësh (145.9 milionë euro). Por argjentinasi nuk është i vetmi mesfushor që ka mbërritur në skuadrën e Enzo Marescas për shifra të ngjashme. Dy futbollistë janë vëzhguar dhe blerë nga Citizens gjatë Kupës së Botës. Fillimisht Elliott Anderson, i transferuar nga Nottingham Forest për 135.4 milionë euro, dhe më pas Ayyoub Bouaddi, i cili la Lille për 95 milionë euro plus pesë milionë bonuse.

Podiumin e kompleton Londra

City gjithsesi është në shoqëri të mirë. Një shkallë më poshtë se Citizens është Chelsea. Në një sesion me dyer rrotulluese, me transferime në hyrje dhe në dalje sikur të binte shi, Blutë siguruan Morgan Rogers nga Aston Villa, i cili u bë anglezi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke arritur në 117 milionë paund (136.5 milionë euro).

Dhe vetëm pak kilometra larg Stamford Bridge, në veri të Londrës, është një klub që ka vendosur një italian në qendër të projektit. Sandro Tonali është blerja e re më e kushtueshme për Tottenhamin e Roberto De Zerbit. Në arkat e Newcastle kanë përfunduar plot 100 milionë paund, ekuivalenti i 115 milionë eurove, bonuse të përfshira. Për vetëm një milion më pak, dy lojtarë të tjerë do të mund t’i ishin bashkuar këtij klubi. Janë 99 milionë euro, në fakt, ato që Spurs kanë investuar si për Savinhon (ish-Manchester City), ashtu edhe për Mateus Fernandes (nga West Ham).

Edhe Liverpool nuk është kursyer

I gjashti dhe i fundit mister 100 milionë është Bradley Barcola, blerja e re e Liverpool. Reds kanë paguar ekuivalentin e 143.5 milionë eurove, bonuse të përfshira (123 milionë paund), në arkat e PSG-së për pasardhësin e Mohamed Salah. Meritojnë të përmenden, edhe pse nën pragun e famshëm, transferimi i Bruno Guimaraes nga Newcastle te Arsenal, si dhe gati 76 milionë eurot e shpenzuara nga Manchester United për ish-lojtarin e Brighton, Baleba. Por lista është shumë më e gjatë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI