Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Prokuroria e Posaçme zbuloi 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH në makinën e Agasit, biznesmeni: I lash me qëllim që t’i gjente SPAK

Lapsi.al 23 September 2026

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës SPAK caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie". Sipas Report Tv, Prokuroria e Posaçme ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame, dokumente sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. P

Po ashtu bëhet me dije se biznesmeni i arretsuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t në seancë ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK.

Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.

Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. 

Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama nga SHBA, ku ndodhet në OKB. Ai bëri me dije se Hyseni do të largohej nga detyra, ndërsa Bajram Begaj miratoi dekretin për shkarkimin e menjëhershëm të saj nga drejtimi i SHISH.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI