Flash

Pse nuk u dha penallti prekja me dorë e Ndong, Ahmataj shpërthen: “Duhet të protestojmë, të bëjmë sherr?”

Skënderbeu barazoi 1-1 me Tiranën, në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Abissnet Superiore, me pakënaqësi të mëdha për arbitrin Andi Koçi.

Lapsi.al 12 September 2026

Skënderbeu barazoi 1-1 me Tiranën, në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Abissnet Superiore, me pakënaqësi të mëdha për arbitrin Andi Koçi. Bardhekuqtë rikuperuar rezultatin dhe ndoshta edhe mund ta kishin fituar ndeshjen me pak fat, por ajo që nxorri teknikun Julian Ahmataj nga qetësia ishte mënyra e arbitrimit, sipas tij me një tendencë të qartë nga arbitri durrsak, ku kulmi ishte një penallti e munguar.

Presioni i madh i Skënderbeut për të shënuar në portën e Bekajt në pjesën e dytë u përball me mbrojtjen e ngjeshur të Tiranës. Pikërisht në një moment Ndong ndali me dorë tentativën e goditjes së Bismark, por Koçi vlerësoi se lojtari i Tiranës ishte shumë pranë aksionit, duke e konsideruar të pavullnetshme ndërhyrjen. Sidoqoftë, dora është e hapur dhe kontakti pengon një konkluzion drejt portës. 

Pas ndeshjes, Ahamtaj nuk hezitoi të shprehte këndvështrimin e tij, duke ndezur polemikat me delikatesë: “Mendoj se përsëri na mungon një penallti, që është një prekje me dorë. Për të protestuar, protestojmë të tjerë. Na ka ndodhur edhe me Dinamon, edhe këtu. Kur dalin, analizohen penalltitë, janë për ne. Ne duhet të protestojmë, të bëjmë sherr? Nuk e kam këtë karakter, që të ulëras apo bërtas, por ata që marrin vendimet… Në katër javë janë 2 që kanë ndodhur të pastra”.

Skënderbeu, në fakt, është nervozuar që në fillim me arbitrin Koçi, që akordoi menjëherë penallti për Tiranë, pas një ndërhyrje të Seidu ndaj Voglit. Nëse korcarët nuk e panë veten në disavantazh që në minutën e 4’ ishte meritë e VAR që thirri arbitrin për rishikim, pas të cilit anuloi vendimin e tij. Edhe në minutën e 78’, Koçi e vlerësoi ndërhyrjen e Colley ndaj Velickovskit vetëm si karton i verdhë, ndërsa korrigjimi erdhi sërish nga rithirrja në VAR, që solli përjashtimin e menjëhershëm si lojtar i fundit të qendërmbrojtësit bardheblu. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI