Flash

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

Lapsi.al 10 September 2026

Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme, të dyshuar për përfshirje në një rrjet kriminal që lidhet me mashtrime përmes të ashtuquajturave “call center”.

Hetimi, i koduar “Kartagjena”, bazohet mes të tjerash në regjistrime audio të cilat sugjerojnë se zyrtarë të lartë të Prokurorisë kanë marrë ryshfete në këmbim të mbrojtjes së këtyre kompanive nga ndjekja penale.

 
Një zyrtar i lartë, i përmendur në incizime me pseudonimin “Kancelari”, është arrestuar, shkruan DW. Dyshimet kanë prekur edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Ruslan Kravçenko, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe mohon çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme. Regjistrimet përmbajnë referenca që, sipas hetuesve, mund të lidhen me të, ndërsa pretendohet se një zyrtar i përfshirë i ka kryer edhe shërbime private.

Sipas organizatës Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, në Ukrainë operojnë rreth 1,000 “call center-a” të paligjshme, ku dyshohet se punojnë rreth 60,000 persona. Të ardhurat e një kompanie të tillë vlerësohen mesatarisht në rreth 1 milion dollarë në muaj.

Hetimet tregojnë se zyrtarë të Prokurorisë mund të kenë marrë qindra mijëra dollarë në muaj ryshfete për të mbrojtur një pjesë të këtyre kompanive.

Skandali vjen në një periudhë të ndjeshme për Ukrainën, e cila po përballet me luftën me Rusinë dhe presion të vazhdueshëm për forcimin e luftës kundër korrupsionit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI