Flash

Skandal në Shqipëri: Influenceri francez Mortadon filmohet duke goditur një qen, ngrihen padi dhe peticione

Lapsi.al 29 July 2026

"A mund të merreni me këtë idiot siç duhet?”, i kërkon Liga e Kafshëve të Francës Presidentit të Shqipërisë.

Videoja ku influenceri dhe ish-reperi Mortadon shihet duke goditur një qen vazhdon të shkaktojë reagime të forta në rrjetet sociale. Më 25 korrik, ai u filmua gjatë pushimeve në Shqipëri, në një video të publikuar në TikTok. Në pamje shihet teksa i jep një grusht një qeni, i cili nuk duket se paraqet ndonjë kërcënim. Goditja e detyron kafshën të largohet me vrap dhe ka ngjallur zemërimin e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale, si edhe të organizatave për mbrojtjen e kafshëve.

Nga ana e saj, Konfederata Kombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (CNDA), që bashkon 270 shoqata dhe strehëza për kafshët, ka njoftuar se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj të riut për keqtrajtim të kafshëve.

“Nuk do ta lë të na sulmojë”

Pamjet e agresionit, të publikuara fillimisht në TikTok, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, veçanërisht pasi media Brut i publikoi të hënën, më 27 korrik 2026.

CNDA e dënoi “me vendosmërinë më të madhe këtë sjellje të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat më elementare të respektit dhe mbrojtjes që u detyrohemi kafshëve. Asnjë kontekst, asnjë rrethanë dhe asnjë gjendje dehjeje nuk mund të justifikojë që një kafshë, e cila dukshëm nuk ishte agresive, të bëhet viktimë e dhunës”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të organizatës.

Në videon që shkaktoi polemika, shkruhet se influenceri dhe miqtë e tij ishin të dehur (“khapta”). Pamjet tregojnë Mortadon duke goditur me grushte një qeni që ndodhej i shtrirë në shpinë.

Pas reagimeve të shumta që dënonin veprimin e tij, influenceri reagoi në Snapchat.

“Nuk do ta lë të na sulmojë (…) i dhashë një grusht që të largohej, që të na linte rehat”, u justifikua ai.

Më tej shtoi: “Është e vërtetë që, kur e shoh videon, është tronditëse. Nuk duhej ta kisha bërë këtë (…) por vëlla, nuk do ta lë të na kafshojë.”

Ndërkohë, është nisur edhe një peticion, i cili deri më 28 korrik ka mbledhur mbi 20 mijë firma.

“Drejtësi për këtë qen të gjorë, që u godit me grusht nga një influencer!”, kërkon Lou, autorja e peticionit./ LeParisien

Të këshilluara

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI