Flash

Travis Kelce flet për herë të parë për dasmën me Taylor Swift: “Ishte magjike”

Lapsi.al 11 September 2026

Pak para ndeshjes së parë të sezonit për Kansas City Chiefs, Travis Kelce ka folur për herë të parë publikisht për emocionet e dasmës së tij me Taylor Swift.

Travis , së bashku me Patrick Mahomes, u intervistua nga moderatori i ESPN, Chris Berman. Intervista e plotë do të transmetohet të hënën, më 14 shtator, pak para përballjes mes Kansas City Chiefs dhe Denver Broncos.

Në një fragment të intervistës të transmetuar të premten, Berman e pyeti Kelce-n nëse ishte e vërtetë se ishte martuar.

“Është e vërtetë, është e vërtetë”, u përgjigj Kelce, përpara se të bënte shaka me moderatorin: “A nuk të pashë edhe ty atje?”

Më pas, sportisti foli me emocion për ditën e madhe.

“Ishte nata më e bukur e jetës sime. Të martohesha me Taylor ishte më shumë nga sa mund të kisha ëndërruar ndonjëherë, sidomos për shkak të të gjithë njerëzve që erdhën dhe sasisë së dashurisë që ishte në ajër”, tha Kelce.

Edhe Patrick Mahomes ndau përshtypjet e tij nga ceremonia.

“Nga këndvështrimi im, ishte shumë argëtuese.Kërceva pak. Nuk e dija nëse do të mund të kërceja, por ishte një mënyrë e mirë për të nisur eksperiencën time të kërcimit këtë sezon”, tha quarterback-u i Chiefs me humor.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan më 3 korrik në Madison Square Garden, në New York City. Çifti kishte ftuar afro 1,000 persona në ceremoninë e tyre, mes tyre edhe shumë prej shokëve të skuadrës së Kelce-t te Chiefs, si dhe trajnerin Andy Reid.

Në episodin e 2 shtatorit të podcastit “New Heights”, Kelce e përshkroi dasmën si një “natë që nuk do ta harrojmë kurrë”.

“Unë dhe Taylor jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj të gjithëve që erdhën. Nga betimet e martesës, te momentet kur shihnim të gjithë të pranishmit dhe sa shumë u argëtuam gjatë gjithë mbrëmjes. Ishte thjesht magjike”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI