Flash

VIDEO/ Eurodeputetja italiane i përgjigjet Ramës: Nuk kemi interesa personale

Lapsi.al 31 July 2026

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Më herët Rama ka akuzuar eurodeputetët që kanë shprehur mbështetje për protestën, se udhëhiqen nga interesa dhe agjenda personale.

Përmes reagimit të saj, Guarda kundërshton këto pretendime, duke theksuar se angazhimi i eurodeputetëve lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e cila  vendos në plan të parë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, dhe jo tekat e atyre që investojnë, blejnë e spekulojnë. 

Eurodeputetja italiane thekson se i ka shkruar një letër Komisionit Europian, për të nxjerrë në pah të gjitha pikat problematike dhe për të ndërtuar një proces anëtarësimi që të jetë në shërbim të njerëzve. Sipas saj,ligji aktual shqiptar, 21/2024 është në kundërshtim me legjislacionin europian dhe për ta bërë të pajtueshme duhet të anulohet.

Në fund, ajo thotë se shumë shqiptarë nuk kanë ende titujt e pronësie së sigurta dhe procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist nuk është realizuar ende.

“Edi Rama, ja axhenda jonë, publike. Ne punojmë për një proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që vendos në plan të parë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, dhe jo tekat e atyre që investojnë, blejnë e spekulojnë.

Ajo që po shohim të ndodhë nuk shkon në drejtimin e së drejtës europiane, por përkundrazi shtyp përpjekjet për pjesëmarrje demokratike, për aktivizim nga poshtë për mbrojtjen e mjedisit dhe të mirëqenies së të gjithë njerëzve që jetojnë sot në Shqipëri, si edhe të atyre që do të jetojnë në vitet që do të vijnë.

Për këtë arsye i kemi shkruar një letër Komisionit Europian, për të nxjerrë në pah të gjitha pikat problematike dhe për të ndërtuar së bashku një proces anëtarësimi që të jetë në shërbim të njerëzve, hap pas hapi.

Ligji aktual shqiptar, 21/2024 është në kundërshtim me legjislacionin europian dhe për ta bërë të pajtueshme duhet të anulohet, vetëm kështu mund të garantohet bashkërendimi me legjislacionin europian dhe projektet si resortet luksoze në zonat e mbrojtura nuk mund të jenë as të menduara dhe jo më të propozuara. Ndërkohë që vazhdojnë të na vijnë njoftime për punime në zonën e Vjosë-Nartës.

Për këtë arsye në të Gjelbrit Europian i kemi shkruar sërish Komsionit Europian. Por çështja nuk ka të bëjë vetëm me ambientin, por ka të bëjë dhe me të drejtën e pronësisë. Një nga të drejtat themelore të garantuara nga Bashkimit Europian. Shumë shqiptarë nuk kanë ende titujt e pronësie së sigurta dhe procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist nuk është realizuar ende”, shprehet ajo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI