Flash

Vuçiçit i kërkohet zyrtarisht që të shpërndajë parlamentin, do kandidojë për kryeministër

Lapsi.al 7 September 2026

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç, kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedurë që i paraprin shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë.

 
Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e Kuvendit, presidenti i vendit shpall zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Kuvendi i shpërndarë mund të kryejë vetëm punë të rregullta ose të ngutshme, të përcaktuara me ligj. Zgjedhjet parlamentare ishin paralajmëruar më herët nga presidenti Vuçiç, i cili kishte thënë se ato do të mbaheshin më 18 ose 25 tetor.

Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë. Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024.

Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa presidenti Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se do të tërhiqet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.

Ndërkohë, asambleja e partisë së tij, pak ditë më parë, miratoi unanimisht Vuçiçin si kandidaturën e vetme për kryeministër të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI