Flash

Zbardhet ngjarja në Tiranë, arrestohet autori dhe dy persona të tjerë

Lapsi.al 24 May 2026

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjare e ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur. Blutë bëjnë me dije, se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, teksa një 19-vjeçar po i tregonte armën e tij pistoletë shokut. Duke menduar se nuk kishte fishek në fole, i riu e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

Si pasojë në pranga ka rënë 19-vjeçari me inicialet R.S, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Gjithashtu në pranga u vunë edhe 20-vjeçari me inicialet A.V dhe 22-vjeçari me inicialet, H.H, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë 17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një plagosje ka ndodhur në Tiranë.  Mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe gjendja e t...

05:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI