Flash

“Stresi” flet LIVE te Çani dhe tregon arratisjen: Jam në Europë (video)

Lapsi.al 6 February 2015
“Stresi” flet LIVE te Çani dhe tregon arratisjen: Jam në

Megjithëse në kërkim policor Arkimed Lushaj ose “Stresi” është lidhur LIVE me “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV Klan. Ai ka treguar momentet e arrestimit ndërsa e ka konsideruar ndalimin e tij të padrejtë. “Jemi rrethuar nga shumë forca policore në Laprakë tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Më shoqëruan në Komisariat, por unë nuk isha në timon. Ka qenë shoku im që drejtonte makinën. Më është bërë testi i alkoolit dhe nuk kam dalë i dehur” – tha “Stresi”.

Ai ka treguar edhe se si është arratisur nga komisariati i policisë Nr 3 në Tiranë. “Po pija cigare në katin e dytë. Policët po bënin dokumentat. Ikja ishte revoltë e imja për shkak të padrejtësisë që po më bënin. Po më mbanin pa të drejtë kur unë duhet të shkoja në Zvicër, kisha biletën e prerë. U hodha nga kati i dytë dhe nuk pashë çfarë kishte poshtë. Unë jam si “Robin Hud” – tha “Stresi”.

Ai tha se nuk ndodhet në Tiranë, por në një vend evropian dhe se tashmë i është pranuar azili politik. Arkimed Lushaj tha se ndalimi i tij kishte motive politike dhe pas një interviste që kishte dhënë te Çani kishte të ëmën e tij e kanë larguar nga puna.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI