Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Miriam Cani zbulon 'live' se është shtatëzënë, Bleona bëhet xheloze

Lapsi.al 11 May 2015
Miriam Cani zbulon 'live' se është

Pas gati 8 vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur i show biz-it shqiptar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin surprizë e ka dhënë vetë kantautori gjatë mbrëmjes të së hënës live në Tv Klan, në kohën kur po komentonte për partneren e tij, e cila këtë edicion të X Factor, i është bashkuar panelit të jurisë. "Tashmë, në këtë juri ne jemi 5 vetë"- tha pa pritur Albani duke zbuluar kështu se Miriami është në javët e para të shtatëzënisë. Anëtarët e tjerë të panelit duket se e mësuan aty për aty lajmin dhe nisën të bënin batuta. Pandi tha se e kishte parashikuar dhe ndihej si Nostradamusi pasi fjala e tij doli, kur pas Nora Istrefit që ngeli shtatëzënë pasi u ul në jurinë e X Factor, i njëjti fat e priste edhe pasuesen. Në këtë moment Bleona e cila e ka shpallur hapur se do një fëmijë dhe mbi të gjitha një burrë, u duk paksa xheloze kur u ankua se ia kishin bërë me hile pasi në karrigen "që të lë shtatëzënë", duhet të ishte ulur ajo.../lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI