Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Federata Europiane e Gazetarëve ngre alarmin: 55 sulme ndaj gazetarëve në 18 ditë në Shqipëri

Lapsi.al 9 November 2026

Federata Europiane e Gazetarëve ngre alarmin: 55 sulme ndaj gazetarëve

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin e lartë të sulmeve të regjistruara gjatë protestave të zhvilluara në vend.

Në një reagim publik, EFJ thekson se shumica e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve u atribuohen punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërsa u bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e gazetarëve dhe vënien para përgjegjësisë të personave të përfshirë në sulme.

Sipas të dhënave të rrjetit SafeJournalists, me mbështetjen e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), nga 13 deri më 31 tetor janë regjistruar të paktën 55 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.

 

Rastet përfshijnë raportime për gazetarë të dhunuar fizikisht, fyerje verbale, ndalime, pengim të ushtrimit të detyrës dhe sekuestrim të pajisjeve të punës.

EFJ nënvizon se, pavarësisht se autoritetet janë informuar dhe u është kërkuar të ndërhyjnë përmes një letre të hapur më 14 tetor, të nënshkruar nga më shumë se 30 organizata, sulmet kanë vijuar me frekuencë të lartë, duke i lënë gazetarët të pambrojtur gjatë raportimit në terren.

Federata Evropiane e Gazetarëve thekson se, në kuadër të përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, autoritetet duhet të garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion transparent dhe të pavarur.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI