Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Disfata/Shqiptarët që tradhëtuan Elhaida Danin

Lapsi.al 26 May 2015
Disfata/Shqiptarët që tradhëtuan Elhaida Danin

Elahida Danin në momentin e saj të dështimit e braktisën të gjithë. Pasi e shpallën simbol kombëtar, krenari të shqiptarëve e kështu me radhë në kthimin e saj në atdhe e harruan menjëherë. Sikur ajo të kish marë një vend të mirë në eurofest, politikanë, gazetarë, artistë do ishin dyndur në Rinas për ta pritur.  Ashtu sikurse bëjnë me futbollistët kur fitojnë apo me peshngritësit kur thyejnë rekorde. Por ashtu sikurse ndodh edhe me të parët në rast disfate, për këngëtaren shkodrane nuk u kujtua njeri. Pikërisht këtë ka vënë re autori i teksit të këngës së saj Sokol Marsi i cili ka bërë një shkrim me titull: “Pse nuk doli askush ta priste Elhaidën në Rinas”:

“Në çast mu kujtuan me dhjetra komente në rrjetet sociale të shumë kolegëve artistë, kompozitorë, poetë, këngëtarë, shqipëtarë etj të cilët konkurronin asaj kohe duke u çjerrë në fb se Elhaida ishte krenaria jonë, ishte simboli kombëtar i përfaqësimit, ishte njeriu më i dashur për ta, ishte mikja e tyre e ngushtë, etj..etj…..Po sot pyeta veten ku janë këta njerëz?!!!, këta kolegë, “miq” e dashamirës! Ç’ju ka bërë Elhaida që i ka mërzitur?!!! Përse sot nuk është “mikja” e tyre e ngushtë, krenaria e tyre, ajo vajza që këta i kishin dhënë dorën e shtruar rrugën për tu bërë këngëtare e madhe…ç’kishte ndodhur vallë?!!!. Elhaida po kthehej nga një përfaqësim kombëtar ku midis 40 shtetesh kishte arritur ta çonte vendin e saj në finale dhe ta rendiste midis më të mirëve, duke lënë pas shumë vende me industri gjigande në muzikë si Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Hungaria, Greqia etj…Për çfarë ishin “zhgënjyer” këta njerëz?!!! Dhe pasi nge këto pikëpyetje Sokol Marsi e ka vetë edhe përgjigjen: “miqtë” alla Shqipëtarë,  të duan e lëpihen për sa kohë ti je pjesë e suksesit duke menduar se mund të ngjyejn ndonjë gisht në qypin tënd me mjaltë dhe vjellin menjëher atë që kanë ngrënë sapo ti ju a heq gishtin nga qypi që të përket vetëm ty! Kjo është shumë e vërtetë dhe fatkeqësisht përfshin një kategori të caktuar njerëzish rreth botës së artit apo edhe me gjerë”. (lapsi.al)

Të këshilluara

Rezarta Shkurta masakron një nuse

Fantazia e këngëtares që punon si fotografe duket se nuk ka kufij. "Viktima" e rradhës e Rezarta Shkurtës është një vajzë e re, e veshur si nuse, të cilën e ka ...

22:26

Mesazhi i Elhaida Danit për shqiptarët

"Ndihem e perulur ndaj mbeshtetjes qe me keni dhene... Them me plot gojen qe ia vlejten muaj e muaj pune, fjale te padrejta, nete te tera pagjume dhe lodhja, pa...

20:41

Kjo është bomba Olta Gixhari

Bjondja e njohur e skenës, veç talentit si aktore, njihet edhe si një seks simbol. Format e saj të mbushura tipike mesdhetare, i japin Olt...

10:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI