Flash

Ku kanë përfunduar fotot e rrezikshme që tërbuan Adelina Ismailin?

Lapsi.al 27 June 2015
Ku kanë përfunduar fotot e rrezikshme që tërbuan Adelina

Fotot intime të këngëtares Adelina Ismaili me një person tjetër, të cilat u konfiskuan në veturën e Enver Sekiraçës në vitin 2006 nga Policia e Kosovës, nuk dihet ende se ku kanë përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.

Javë më parë trupi gjykues, gjatë gjykimit që po zhvillohet kundër Sekiraçës, pati kërkuar nga Prokuroria që të zbulohej fati i këtyre fotografive.

Ato, nisur nga pretendimet e Prokurorisë dhe deklaratat e dëshmitarëve, ishin përdorur prej të akuzuarit për ta shantazhuar këngëtaren për vite me radhë.

Në seancën e mbajtur të premten, prokurori Andrew Carney ka dorëzuar një raport të policisë, përmes të cilit bëhet e ditur se ato fotografi pas konfiskimit i ishin kthyer sërish të akuzuarit.

“Këto fotografi i janë kthyer të pandehurit dhe pastaj ai është liruar nga paraburgimi”, ka thënë prokurori.

Duket se për këto foto fliste dje Adelina Ismaili, e cila reagoi ashpër përmes një statusi në facebook, ku i drejtohej atyre që e shantazhojnë, ta lënë të qetë se për ndryshe do të jetë ajo që do t'i nxjerrë të palarat në shesh.

Të këshilluara

Cpo bën Sara Hoxha me zogun e saj?

Cpo bën Sara me zogun e saj? Sara Hoxha motra e Lorit dhe njëra prej trashëgimtareve të Top Channel, po kalon këto ditë pushimet d...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI