Flash

Rihanna përgjaket për para dhe hakmarrje

Lapsi.al 3 July 2015
Rihanna përgjaket për para dhe hakmarrje

Riri komplet nudo – Rihanna vjen me klipin e saj të ri “Bitch better have my money”, 7 minuta sharje dhe dhunë që përmbyllen me yllin nudo, të përlyer në gjak, e shtrirë në një baule të stërmbushur me dollarë.

Gjak, PARA dhe hakmarrje. Ka tre arsye të mira pse klipi i single-it "Bitch better have my money", është i ndaluar për të miturit. Rihanna, 27 vjeç, ka bashkë-drejtuar personalisht, së bashku me kolektivin francez Megaforce, videon e zymtë prej 7 minutash, me sharje, lakuriqësi dhe dhunë. Videoja ishte postuar të mërkurën, në datë 1 korrik. Në skenën e parë, kamera zgjatet në këmbët e gjakosura të Rihanës që varen jashtë një arkë prej druri të hapur në mes të një lëndine: këngëtarja është duke planifikuar një hakmarrje të tmerrshme. Tregimi fillon me një grua bjonte që po lyhet në banjon e shtëpisë, përpara se të përshëndesë partnerin e saj dhe të marrë ashensor e ndërtesës. Në po atë çast Rihanna - çizme të kuqe lëkure, kapele dhe të kuq buzësh - hyn në të njëjtën ndërtesë me një baule të madhe dhe të tmerrshme. Krejt e qetë, këngëtarja hypën në ashensor sëbashku me gruan, por sapo dyert mbyllen, ajo zhduket, ndërsa Rihanna mban qenin që bjondja kishte në krahë. Në pjesën tjetër të klipit, Rihanna dhe miqtë e saj, torturojnë gruan, e drogojnë dhe tallen me të. Vetëm në fund të videos mësohet se ajo është e dashura e bankierit (Mads Mikkelsen) me të cilin Rihanna kishte një lidhje. Ky i fundit kishte përdorur kartën e kreditit te saj per argëtime dhe prostituta dhe tani ajo dëshiron që ai t’i lajë borxhin. Kur muzika ulet, videoja kthehet në skenën e parë, me këmbët e Ri-Ri-së varur, që tunden jashtë arkës në mes të lëndinës. Pastaj kamera afrohet në baule dhe duket Rihanna lakuriq, e mbuluar në gjak, e shtrirë në arkën plot kartëmonedha.

Të këshilluara

Pak gjoks nga Rovena Stefa

Modeli Bleona nuk është i keq kur vendos të bësh para me çdo çmim. Megjithëse ka një zë ku e ku më të mirë se këngëtarja e "Nuk po di as me ma lyp" Rovena Stefa...

06:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI