Flash

Sinan Hoxha martohet, Seldi poston video me qen

Lapsi.al 27 August 2015
Sinan Hoxha martohet, Seldi poston video me qen

Prej dy ditësh, portalet dhe faqet online po merren me dasmën luksoze të këngëtarit të muzikës popullore, derisa mbrëmjen e së enjtes, në Tiranë po mbahet nata finale e dasmës publike. Kolegët e Sinanit kanë postuar fotot e tyre me veshje nga më të shndritshmet që zgjodhën për këtë eveniment. Bashkëpunëtorët e këngëtarit dhe miqtë e afërt, u panë në dasmë. Nga Soni Malaj tek Rozana Radi apo Artiola Toska, por, për çudi, këngëtari Seldi Qalliu që ka ndarë një pjesë të mirë të karrierës së tij krah Sinanit, nuk duket se ka qenë i pranishëm në mbrëmjen më të lumtur të mikut të tij. Sinan Hoxha martohet me Andrra Destanin, ndërsa Seldi postoi në Instagram një video (foto e shkëputur, djathtas), ku duket një qen që i futet në mes dy të tjerëve. A mos kjo është përgjigja e ish-bashkëpunëtorit të afërt të Sinanit, në ditën e tij të madhe?

Të këshilluara

Çiljeta e ekzagjeron me fotot në plazh

"Plazhiste ne fund zezoni. Dhe pse gjithmonë me ka pëlqyer plazhi pa njerëz shumë". Kështu ka shkruar Çiljeta ne instagramin e saj. Por duke parë fotot dallohet...

07:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI