Flash

Marina Vjollca pranë Getit në Dhermi

Lapsi.al 29 August 2015
Marina Vjollca pranë Getit në Dhermi

Kjo e shtunë shënon fundin e sezonit për sa i takon shfaqjeve në diskotekat verore, që mirëpritën këngëtarët shqiptarë, të cilët u paguan goxha mirë. Edhe pse me playback, atmosfera duket se u arrit. Ata që shënuan numrin më të madh të fansave, rezultuan Babastars.

Për këtë, Havana Beach Palase, ka organizuar mbrëmjen finale me hitet e Getit dhe yjeve të tjerë të babës. Natyrisht, në shfaqjen e cila fillon pas mesnatës, duket se nuk do të mungojë e dashura e reperit kosovar. Marina Vjollca, ka ardhur paraditen e së shtunës në Drimadhes, ku ka shpenzuar disa orë në plazh (foto), ndërsa në darkë, bukuroshja e Top Channel, pritet të bashkohet me Getin tek Havana.

Në fakt, Marina në plazh ka qenë e shoqëruar nga e motra, Luana, dhe kjo mendohet se ka lidhje me një shfaqje surprizë të motrës së vogël në skenë, për të kënduar duetin me kunatin, "Tirana Lifestyle". Me sa duket, çifti janë mirë dhe vazhdojnë të jenë në lidhje, përkundër thashethemeve që qarkulluan për një zënkë gjatë koncertit të "Summer Fest" në Sarandë./Lapsi.al/

Të këshilluara

Një telefonatë "hot" nga Bleona

Ajo ka qëndruar këto kohë larg mediave dhe kjo mungesë në të vërtetë nuk është ndjerë. Por në rrjetet sociale Bleona Qerreti mbetet aktive në kërkim të komentev...

22:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI