Flash

Albana Osmani del në shitje

Lapsi.al 10 September 2015
Albana Osmani del në shitje

Nuk bëhet fjalë për ndonjë markato televizive që do ta bënte moderatoren e Top Channel, të ndryshojë ekran. Por, për një iniciativë interesante nga e cila edhe vetë Albana Osmani është surprizuar. Bukuroshja e emisionit "Fiks Fare", ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do të mund t'i futen garës për të bërë të tyren, kukullën që i ngjason dhe mban emrin Albana. Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për bamirësi, në ndihmë të familjeve në nevojë. Më poshtë, postimi i plotë e me humor i Albana Osmanit:

“Më thanë që ishin bërë ca kukulla të vogla në 3D, tani kanë ardhur në Shqipëri nga një kopje e vetme. Gjithsej 5 të tilla! U gëzova shumë kur më thanë do të takojmë të japim kukullën “Albana”. Gati qesha me të madhe. Me vete mendova motra ime ka qenë më e bukur se unë tërë jetën, asaj i thoshin kukulla tërë njerëzit, mua më donin për radhën e bukës. Këto kukulla do shiten online dhe çdo fitim do shkojë për bamirësi. Në ato momente më rrahu zemra! Mendova sërish motra ime del fituese se edhe kur më thirrën kukull më bënë për t’më shitur. Në të vërtetë zemra më rrahu nga gëzimi.. Sepse me çdo gjë timen dhe çfarë përfaqësoj do gëzoj me shpirtin plot nëse i shërbej minimalisht një fëmije, një zonje apo zotërie kudo në një cep të vendit tim.. Do ju njoftoj sapo të kem në duar produktin që do ju sensibilizojë, shpresoj të gjithëve!!! P.S motra do blejë kukullën me zor dhe madje do e mbajë mbi televizor.”

Të këshilluara

Cozman nuk heq dorë nga hashashi?

Reperi kosovar i cili u arrestua në Tiranë pak muaj më parë për shkak se mbante me vete 20 gram marijuanë, duket se nuk ka hequr dorë nga vesi që për pak sa nuk...

10:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI