Flash

Kur Edi Rama bekonte martesën e Saimir Tahirit (FOTO)

Lapsi.al 18 September 2015
Kur Edi Rama bekonte martesën e Saimir Tahirit (FOTO)

Fotografi Erdi Mara në profilin e tij të “Instagram”, ka publikuar një foto të shtatë viteve më parë nga dasma e Saimir Tahirit. Në këtë foto, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqet me bashkëshorten e tij Fatlinda Berisha dhe Kryeministrin Edi Rama, asokohe kryebashkiak. Rama kurorëzoi martesën e çiftit të ri brenda Bashkisë së Tiranës.

 

Atëherë Tahiri ishte avokat dhe pedagog, por gjithmonë shumë pranë strukturave të Partisë Socialiste. Veç ceremonisë zyrtare, shtatë vite më parë dasma u nda dhe në dy lokale të famshme të Tiranës, dhe bëri bujë pasi emrat më të pushtetshëm të vendit morën pjesë në të.

 

Ministri Tahiri është ndër politikanët më të rezervuar sa i takon jetës private. Ai rrallëherë pranon të komentojë apo të ndajë detaje nga jeta familjare. Çifti Tahiri janë prindër të një djali. /Who/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI