Flash

Blero reagon për akuzat se ka fryrë buzët me botox

Lapsi.al 25 September 2015
Blero reagon për akuzat se ka fryrë buzët me botox

Moda e vitit 2015-të në radhët e të famshmëve shqiptarë është: buzë sa më të fryra. Mirëpo ka nga ata VIP-a që nuk e preferojnë fare këtë trend. Për shembull këngëtarit kosovar Blerim Muharremi i njohur si Blero, nuk i ka pëlqyer dhe aq lajmi i botoksit. Këto ditë ‘online’ kanë qarkulluar foto të vjetra e të reja të tij, dhe të gjithë kanë nisur t’i analizojnë buzët. Duhet pranuar se në këto pozat e kohëve të fundit, buzët e Bleros duken disi më të fryra. Por ne jemi nxituar që kemi menduar direkt për botoksin. Jemi gabuar, sepse merita është e këndeve. Po po, e këndeve nga ku është marrë fotografia. Këtë e zbuloi vetë Blero. Në një rrëfim për median kosovare “Tribuna” këngëtari është shprehur se nuk i ka bërë buzët. “Nuk i kam fryrë buzët, nuk kam nevojë. Gjinia e bukur, femrat bëjnë nga këto marifete. Ato fotografi janë bërë prej këndeve të ndryshme”, ka thënë ai. Më tej Blero ka folur edhe për jetën e tij private. Ai i ka uruar fat e mbarësi ish- bashkëshortes Teuta Krasniqi për lidhjen e re, ndërsa ka sqaruar se me modelen Afrona vërtetë janë lidhur por faza e njohjes me njëri- tjetrin ende nuk i ka përfunduar.

Të këshilluara

Iva Tiço shfaqet pas sherrit me Bleonën

Gazetarja e cila u përfshi në një furtunë sharjesh e ofendimesh, është shfaqur sot nën shoqërinë e mikeshave të saj të medias. Koleget janë mbledhur në një vend...

15:46

Shpërthen edhe Çiljeta me sharje

Ditën e Bajramit faqja e njohur e humorit "Çmendina Dublim" i ka dedikuar një foto-montazh në Instagram, djalit të vogël të këngëtares. Nisur nga deklaratat e f...

14:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI