Flash

“Dancing With the Stars 6”, spektakël me yje pa shkëlqim

Lapsi.al 26 September 2015
“Dancing With the Stars 6”, spektakël me yje pa shkëlqim

Tashmë është zyrtare, “Dancing 6” pritet të nisë në mes të Tetorit. Ashtu siç ndodh rëndom, lajmet e para që shoqërojnë daljen e programit në transmetim, flasin për të ashtuquajturit “stars”, kasti që do të kërcejë gjatë netëve të sezonit. E me sa duket, yjet që do të përballen në spektakël këtë vit, nuk kanë aq shkëlqim në botën ku bëjnë pjesë. Ndryshe nga vitet e shkuara, yjet e shndritshëm të showbiz-it shqiptar, nuk figurojnë në listën e programit që shpesh është akuzuar për mashtrime me çmimin e parë.

Niko Komani, Albatros Rexha, Rovena Dilo, Art Abazi, Suela Konjari, Young Zerka, Dorina Mema, Beatrix Ramosaj, Florian Agalliu, Mitro Çela, Ambra Meda, Adrola Dushi janë emrat e sivjetshëm, gjysmat e të cilëve, publiku i gjerë nuk i njeh ose i ka dëgjuar shumë pak, e ndoshta nuk ka interes t’i shohë duke kërcyer.

Vezullimi i shfaqjes, atmosfera dhe energjia e domosdoshme për këtë program, duket e pamundur të arrihet, po të kemi parasysh edhe “gjetjen” e prezantuesve që pritet të debutojnë në versionin shqiptar të patentës së BBC.

Me ëmbëlsinë që e karakterizon, Ami Toska, mbetet një nga moderatoret më të spikatura të garës së kërcimit. Këtë sezon, Borëbardhës së ekranit i bashkëngjitet dyshja e prezantuesve të programeve për të rinj në MAD Tv. Mateo dhe Rudi pritet të shfaqen përkrah Amit në spektaklin e përfolur të Vizion +, më datë 15 tetor. A do të arrijë 12-shja e yjeve, të mbërthejë përpara ekranit teleshikuesit? Mbetet për t’u parë! 

Të këshilluara

Lorik Cana nxjer foton e parë me Boikenin

Kapiteni 33 vjeçar i kombëtares dhe gruaja e tij italiane Monica u bënë më 23 shtator me djalin e tyre të parë, Bojken. Loriku ka publikuar dhe doton e parë me ...

23:36

Edi dhe Linda rrugëve te New Yorkut

Rrugët e New Yorkut nuk kanë lënë pa magjepsur dhe çiftin Rama. Edi dhe Linda kanë dalë në këmbë në një foto që kryeministi e ka postuar vetë. ...

22:29

Foto ekskluzive e b*thës së Bleonës

Kjo ishte surpriza për të cilën këngëtarja foli që në fillim të emisionit "Zonë e Lirë", me qëllim që t'i mbushte mëndjen Arian Çanit se b*thët e saj janë origj...

20:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI