Flash

Sonila Meço jep lajmin e mbylljes së Agon Channel

Lapsi.al 9 October 2015
Sonila Meço jep lajmin e mbylljes së Agon Channel

Gazetarja që pushtoi ekranin italo-shqiptar, me programe e lajme nga mëngjesi në darkë, i ka thënë Mirupafshim aventurës në televizionin ku u zhvendos pas largimit në vitin 2013 nga Abc News. Sonila Meço, atë kohë mori me vete dhe bashkëshortin e saj Drinin dhe të dy, u kthyen në krahun e djathtë të Francesco Becchetti-t. Biznesmeni italian u vuri në dispozicion gjithçka, madje dhe vetë stafi u përzgjodh nga çifti në fjalë, deri sa sot, Sonila e njohur ndryshe si fytyra e Agon Channel, ka dhënë lajmin që sigurisht nuk do të donte ta besonte.

E vërteta është që sot (e shtunë), sipas njoftimeve të Agon Channel, OSHEE ka vendosur t'i presë dritat kanalit që u mor me denoncimin e informalitetit, korrupsionit e skandaleve të qeverisë Rama. Në kushtet kur pronari Becchetti është në kërkim për pastrim parash, ky televizion që edhe punonjësit i ka ende pa paguar, do të mbyllë transmetimet për një kohë të pa caktuar. Ose e thënë ndryshe, sipas Sonilës, deri kur të ndërrohen pushtetet.

Të këshilluara

Ish- gruaja e Bleros gjen të dashur

S’ka kaluar ende një vit nga ndarja e tyre zyrtare, dhe çifti i famshëm kosovar Blero dhe Teuta e kanë harruar njëri- tjetrin. ...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI