Flash

Massimo Boldi rrëfen pse u nda me Christian de Sica

Lapsi.al 30 October 2015
Massimo Boldi rrëfen pse u nda me Christian de Sica

Ndarja artistike mes aktorëve italianë Massimo Boldi dhe Christian De Sica mund të përfundojë shumë shpejt. Megjithatë një fije shprese se kjo mund të mos ndodhë e ka dhënë vetë Boldi gjatë emisionit Verissimo në Canale 5. “Duke parë që pas shumë vitesh publiku kërkon që ne të punojmë ende së bashku, unë mund edhe të kthehem të bëj një film me Christian” – tha ai.

Fjalët e Boldit vijnë në një moment kur De Sica duket se tashmë e ka arkivuar sezonin artistik me të. Përçarja mes tyre duket se nuk ishte vetëm artistike por edhe personale. “Është e vërtetë që isha unë që u ndava nga Christian. Ishte një moment i veçantë në jetën time pasi sapo më kishte vdekur gruaja dhe doja të mendoja për jetën time. Ai ndoshta nuk e kuptoi këtë ose ndoshta deshi vetë të zgjidhte punën në vend të miqësisë sonë”.

Duket se ky ka qenë momenti i ndarjes së dy aktoreve mjaft të pëlqyer edhe në Shqipëri. “Unë dhe Christian nuk jemi zënë kurrë. Edhe pse tani shihemi shumë më rrallë jemi serish miq” – tha Boldi./lapsi.al/

Të këshilluara

Ermal Mamaqi zbulon sa e ka gjobën Enca

Këngëtarja e 800 mijë ndjekësve në IG nuk e ka kot namin. Për Encën thonë se është e vështirë ta kesh në lokal, nuk të vjen kollaj. Por, me sa duket, njëjtë e k...

18:54

Dafina Zeqiri shfaqet nudo

Nuk është një selfie, pasi siç shihet duart i ka të zëna. Por, as se çfarë po bën nuk është e qartë. Rutina e depilimit që çdo femër aplikon, nuk duket të jetë ...

10:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI