Flash

Sherr mes Valbona Selimllarit dhe Robert Aliajt në "Dance With Me"

Lapsi.al 9 November 2015
Sherr mes Valbona Selimllarit dhe Robert Aliajt në "Dance With

Një debat mes anëtarit të jurisë Robert Aliajt dhe konkurrentes Viola Spiro është bërë shkak i një konflikti të ashpër verbal mes Aliajt dhe anëtares tjetër të jurisë së "Dance With Me", Valbona Selimllarit. Aliaj i ngriti tonet teksa kritikoi Viola Spiron në lidhje me një deklaratë që ajo kishte bërë për të në një gazetë rozë, ku e kritikonte se përfitonte duke bërë show në kurriz të saj. Në mes të debatit ndërhyri Selimllari, të cilës Aliaj iu përgjigj gjithashtu ashpër.

-Hajt pusho tani, i tha Aliaj koleges së jurisë, ndërsa ish - Miss Albania iu përgjigj duke i drejtuar gishtin:"-ashtu thuaju njerëzve që ke në shtëpi. Mos me fol mua ashtu, sepse vetëm qytetari nuk po tregon ti këtu". Teksa debati u ndez, regjisë iu desh të ndërhyjë dhe t'u heqë zërin anëtarëve të jurisë, si dhe të mos i fokusojë kamerat për disa minuta te juria. Ndërhyri edhe partneri i Spiros në garë, gazetari Drini Zeqo, i cili i kërkoi Robert Aliajt që të bënte kujdes pasi me të tilla skena mund të cënonte imazhin e tij. Zeqo i tërhoqi vëmendjen Aliajt edhe kur ai e vlerësoi performancën e dyshes me notën 4. Ndërsa Aliaj u përgjigj sërish duke shenjestruar Spiron dhe duke thënë se në këtë emision funksionon servilizmi apo "leccaculo-t", siç u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI