
Mediat greke raportojnë një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një trup i pajetë i një burri i futur brenda një valixheje u gjet në anë të rrugës në lagjen “Agios Panteleimonas” të Athinës.
Ishte një 28-vjeçar i huaj që po kalonte aty dhe që ndjeu erën e fortë ai që lajmëroi policinë. Kur forcat e rendit mbërritën në vendin e ngjarjes vunë re se brenda valixhes ndodhej një trup njeriu. Zona është rrethuar tashmë nga një prani e madhe policie.
Një patolog mjeko-ligjor është gjithashtu në vendngjarje, ndërsa po hetohen rrethanat në të cilat u gjet trupi i pajetë. Për momentin nuk dihet më shumë në lidhje me identitetin e trupit të pajetë, arsyet e vdekjes dhe se si është transportuar valixhja në vendngjarje. ©LAPSI.al