Flash

Rudina Magjistari përgënjeshtron Zogun e Tiranës

Lapsi.al 14 November 2015
Rudina Magjistari përgënjeshtron Zogun e Tiranës

Prezantuesja e njohur e cila para pak javësh u bë nënë e vogëlushes Mia, është detyruar të reagojë në lidhje me pretendimet e personazhit të "Aldo Morning Show", Hermes Nikaj. Zogu, i cili ka botuar një libër me intervista që sipas tij i ka marrë femrave të famshme shqiptare, zgjodhi të vendosë në kopertinë Rudina Magjistarin, të cilës tha se i kishte marrë dhe një intervistë.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Zogu i Tiranës ka marrë pjesëza në internet ku Rudina ka folur në intervista të tjera dhe i ka bërë bashkë. Kjo gjë me sa duket nuk i ka pëlqyer prezantueses së "Takimi i Pasdites", ndaj përmes gazetës Panorama, veç përgënjeshtrimit që i bën Zogut, i jep atij edhe një mesazh që do t'i duhet në profesion. "E vërteta është se Hermesi nuk më ka kërkuar një intervistë të tillë, sepse nëse do ma kishte kërkuar, mund të kishim bërë diçka. Ndaj nisur nga fakti që ai i ka hyrë gazetarisë si profesion, pasi punon në një media, dua t'i jap një këshillë se nuk është kjo mënyra e duhur që ka zgjedhur për t'u bërë gazetar, pra duke gënjyer. Ky profesion, kërkon të jesh i vërtetë dhe profesionist", shprehet Rudina Magjistari.

Të këshilluara

Sinan Hoxha: "Nuk e kam nusen shtatzënë"

Lajmi se Sinan Hoxha do të bëhet së shpejti baba, nuk është i vërtetë. Kundra ka dalë vetë këngëtari i muzikës popullore i cili tha se "kur Andrra të jetë me të...

09:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI