Flash

Ministrja Felaj kreh flokët, merr edhe kupon nga parukierja e lagjes

Lapsi.al 17 November 2015
Ministrja Felaj kreh flokët, merr edhe kupon nga parukierja e lagjes

Një episod personal ka komentuar në ‘facebook’ ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin. Pasi ka marrë shërbimin nga parukierja e lagjes, bashkë me krehjen, Ermonela Felaj ka marrë dhe kuponin tatimor. Gjestin, ministrja ka dashur ta bëjë shembull në ‘facebook ku ka shprehur ndjesinë pasi mori kuponin të cilin e postoi me foto.

“Shpesh herë, impaktin e gjërave që bëjmë ose për të cilat marrim vendim, e kuptojme me mirë, nga njerëzit me të cilet ose  falë të cilëve arrijme te kryejme shërbime të ndryshme te vogla te përditshmerise. Kjo më ndodhi dhe sot. Kur filluam luftën kundër informalitetit, një nga bizneset e vogla në lagjen ku jetoj, më tha : "Bravo se jemi të paktë ata që e respektojme ligjin, jemi me letra", ndërsa sot me dha kuponin duke shprehur gëzim per vendimin me te fundit që i çliron të gjitha bizneset e vogla, ose me saktë që kanë një xhiro vjetore deri në 5 milionë leke, nga të gjitha detyrimet fiskale, perjashto sigurimin shoqëror dhe shendetësor qe secili e ben për vete. Më erdhi mirë, për të dhe jo vetem në fakt, por për të gjithe ato tregtare të tregjeve në qytete të ndryshme të Shqiperisë, që raportin me shtetin tani do të mund ta mbajnë thjesht duke qenë korrekt: një kasë, kupon a faturë për  mallin dhe sigurimet për veten! Asnjë taksë, asnjë tatim.” - shkruan Ermonela Felaj në 'facebook'. 

Të këshilluara

Blerim Destani refuzon Arbana Osmanin

Lajmi se Blerim Destani do të ishte pjesëmarrës në emisionin e ri të Top Channel, "Në 1 javë", u shpërnda me shpejtësi nga stafi i programit drejtuar nga Arbana...

12:48

Ledioni lyen flokët, reagon Sara Hoxha

Një ndryshim të papritur ka pësuar në look prezantuesi i Top Channel. Duke iu rikthyer eksperimenteve me flokët, Ledion Liço, e ka lyer kokën e verdhë. Transfor...

18:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI