Flash

Ekskluzive/ Pas OMAR, zbulohet një tjetër i ftuar special në “Kënga Magjike”

Lapsi.al 1 December 2015
Ekskluzive/ Pas OMAR, zbulohet një tjetër i ftuar special në

Pas surprizës së zbuluar të dielën e fundit nga vetë producenti i festivalit “Kënga Magjike”, lapsi.al ka mësuar një emër tjetër nga lista e të ftuarve specialë, i cili pritet të emocionojë publikun shqiptar në tre netët e garës muzikore. Krahas këngëtarit të njohur libanez  të hitit “Beautiful Life”, Omar Arnaout, në Pallatin e Koncerteve (siç preferon ta quajë Ardit Gjebrea), do të performojë një prestigjator i jashtëzakonshëm që momentalisht po bën namin me shfaqjet e tij në të gjithë botën. Bëhet fjalë për iluzionistin italian Ottavio Belli, i cili la gojëhapur miliona shikues të televizionit italian teksa mbërriti deri në finalen e emisionit “Tu si que vales”. Performanca e artistit italian pritet të jetë një nga momentet më interesante të festivalit “Kënga Magjike”, të cilën publiku në sallë do të ketë mundësi ta shijojë për së gjalli, ashtu si edhe interpretimin e këngëtarëve këtë vit. 

Të këshilluara

Beteja në distancë/Armina bëhet si Sadija

Armina Mevlani ka paraqitur look-un e saj të ri dhe thotë se është një stil flokësh francez i viteve ’70. Çuditërisht modeli i ri i flokëve të saj, ngjan me at...

04:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI