23-vjeçarja e cila përjetoi suksesin më të madh në karrierën e saj kur fitoi vendin e parë në The Voice of Italy 2013, duket se ka vendosur të braktisë gjithçka që Italia i dhuroi, përfshi edhe dashurinë me 34-vjeçarin Francesco Longo. Pas gati një viti, këngëtarja shqiptare i ka dhënë fund fejesës me atë që në fund të 2014-es kur fitoi festivalin e RTSH, e prezantoi për shqiptarët si menaxherin e saj. Ndoshta nga diferenca e moshës ose dëshira për të mos u folur për jetën e saj private, Elhaida Dani, nuk u shfaq në profilet e saj të mediave sociale, kurrë në krah të Francesco-s. Me ndarjen nga italiani, këngëtarja nga Shkodra mësohet se ka shkuar në Paris, aty ku thuhet se po kërkon një sukses më të madh Europian.
Fermín është spektakolar: me një dygolësh mposht Atlético Madrid dhe i jep arratinë Barcelonës. Flick +3 nga Mourinho
Tri pikë për të përforcuar vendin e parë: Barcelona mposht 2-1 Atlético Madrid dhe mbyll javën e dymbëdhjetë në La Liga. Dy golat e Fermín i japin katalanasve fitoren e njëmbëdhjetë në kampionat