Flash

Aurela Gaçe flet për pazaret e votimeve në "Kënga Magjike"

Lapsi.al 12 December 2015
Aurela Gaçe flet për pazaret e votimeve në "Kënga

Si çdo vit, votimet mes kolegësh në festivalin "Kënga Magjike" ngjallën pakënaqësi, madje ndezën gjakrat. Fitorja e Aurela Gaçes për të dytin vit rradhazi, u komentua edhe në media, e cila hodhi dyshime për pazare mes artistëve. Për këtë diskutim, këngëtarja vlonjate ka një përgjigje që duket se i mbyll gojën të gjithë atyre që dyshuan në triumfin e baladës "Akoma jo".

"Unë jam shumë e lumtur që kjo mënyrë votimi erdhi nga vetë artistët. Është shumë, po shumë qesharake të mendosh për dallavere, po çfarë dallaveresh kur çdo gjë është e hapur. Unë mund të kem 5 miq që konkurronin me mua edhe ja ta zëmë ata do më kishin votuar, ja ta zëmë dhe 5 të tjerë i paskam blerë (qesh), po të tjerët? Sepse vinin pikë edhe nga asrtistë shumë të rinj, edhe nga ata me eksperiencë. Votimet dalin online, secili ka vënë firmën në fund të fletës." - shprehet Aurela Gaçe ndërsa thotë se të ardhurat e çmimit do t'i çojë për bamirësi.

"Do të doja që gazetaria, një herë të vetme të shtronte një pyetje: Pse ju artistë që e doni kaq shumë publikun dhe e mashtroni atë duke i bërë të blejnë biletën të të shohin ty, ju nuk këndoni live? E kam në përgjithësi këtë për epideminë që ka zënë artin ton. Pse mediat nuk e shtrojnë këtë pyetje: Si ka mundësi që në 7 milion shqiptarë mbarë botës, ndodh që te ne një këngë merr një million klikime për 5 ditë. Mendohuni njëherë si mund të jetë e vërteta, çfarë mund të më shtyjë mua të mos pranoj t’i bëj këto lloj mashtrimesh?" - thotë këngëtarja për Panorama.

Të këshilluara

Revoltohet Noizy: Buzët s'i kam operacion

Reperi Noizy ka reaguar në lidhje me fotot e komentuara si ndryshim, para dhe pas operacioneve. Sipas një shkrimi të Revistës Story, mes këngëtarëve të tjerë, N...

13:56

Buzët shpërthyese të Era Istrefit

Këngëtarja e cila gjatë këtij viti pati 'boom'-in artistik, duket se e ka ekzagjëruar me ndërhyrjet estetike në portret. 20-vjeçarja nga Prishtina është shfaqur...

15:05

Gjejeni/ Kush është Marina dhe kush Luana?

Në Instagram është postuar një fotografi nga Marina Vjollca, njëra ndër prezantueset më të përfolura kohën e fundit. E dashura e reperit kosovar Ghetto Geasy...

10:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI