Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Endri Prifti përplaset me Alketën edhe në finale

Lapsi.al 14 March 2016
Endri Prifti përplaset me Alketën edhe në finale

Ofendimet e Alketa Vejsiut në adresë të Endri Priftit në skenë, duket se e indinjuan këngëtarin. Pas interpretimit të Vasco Rossit ai la për disa minuta skenën për t'u rikthyer në momentin final, atë të dhënies së pikëve nga juria dhe vetë konkurentët. Por përplasja mes korçarit dhe prezantueses vazhdoi edhe gjatë votimit. "Unë nuk e dija që në këtë spektakël ka juri, nuk me kishit thënë", iu drejtua Endri - Alketës. "Mua më voton vetëm populli ndaj pikët e mia shkojnë për ty Alketa", tha Endri. Aty për aty, prezantuesja reagoi duke thënë: "Me Alketën ke kujdes se unë jam parimore", dhe më pas i dha një sugjerim: "Endri je këngëtar i madh por duhet të pish më shumë ujë javës tjetër dhe më pak...", duke mos i dhënë mundësinë e replikës vëllait korçar.

Të këshilluara

Surprizat e reja të shef Renatos

Renato Mekolli ka sjellë lajme të reja për të gjithë adhuruesit e gatimit nëpërmjet një fotoje të publikuar në...

17:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI