Flash

Adelina Tahiri përfundon në polici

Lapsi.al 16 March 2016
Adelina Tahiri përfundon në polici

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur pak minuta më parë këngëtares nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e cila prej disa javësh është transferuar në Tiranë për të marrë pjesë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”. 

Në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa këngëtarja ka dashur të parkojë automjetin e saj, tip Volkswagen Passat CC, dikush i është afruar “për ta ndihmuar” për parkimin duke i marrë edhe çelësin me mirëbesimin 24-vjeçares. Por kjo ka qenë loja që autori të rrëmbente makinën dhe të largohej. 

Ende pa dalë nga zona në të cilën parkohen makinat, ndërsa autori është përpjekur të largohet, ka rrezikuar të përplaset me një person tjetër, të cilit i ka rënë në sy diçka e dyshimtë dhe ka tentuar ta ndalojë.

Pas lajmërimit të policisë aty pranë, autori e ka lënë makinën në vend duke iu larguar edhe policisë për disa minuta. Gjëtë kësaj kohe, këngëtarja nuk dinte asgjë çfarë ndodhte, vetëm kur autori i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar ndihmë, meqë policia po vijonte ta ndiqte.

Por vetëm pak minuta më vonë është gjendur nën pranga. Pasi ka qëndruar për pak kohë në polici për procedurat e incidentit, Adelina ka rimarrë makinën e saj. E sigurt është që tani e tutje, do të jetë e kujdeshme kujt do t’ia besojë parkimin e makinës sa herë t’i duhet të lëvizë nëpër Tiranë./revista class

Të këshilluara

Prezantuesja kosovare nuk vesh mbathje

Elita Rudi, e përfolur si e dashura e futbollistit të Kombëtares, Bekim Balaj, është shfaqur së fundi tejet provokuese. Ish-prezantuesja e Express Rozë duke...

14:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI