Flash

Shpërthen humori/ Getoarin e krahasojnë me Kim Kardashian

Lapsi.al 31 March 2016
Shpërthen humori/ Getoarin e krahasojnë me Kim Kardashian

Nuk janë vetëm të ashtuquajturat fashionista shqiptare të cilat ecin hap pas hapi, në gjurmët e seks-simbolit amerikan Kim Kardashian. Këto foto të ripunuara nga faqja @instagënjim në IG, shpalosin me humor, herët kur lideri i "Babastars", mund të kombinohet fare lehtë me  "bëmat" e yllit botëror të showbiz-it.

Krahasimi ironizues merr shkas nga kopertina ikonë kur Kim Kardashian u zhvesh për revistën "Paper". Nisur nga kënga më e re e Getoarit, "BS", krahas fytyrës, @instagënjim ka përshtatur dhe titujt e faqes së pare, duke i sjellë rreth tekstit të reperit të famshëm. 

Një tjetër fotomontazh është krijuar me kopertinën e revistës "VOGUE", kur Kim dhe Kanye pozuan për herë të parë pas dasmës në Paris. Humori këtë herë ka të bëjë me pseudonimin “Geasy” (Xhizi) që Getoari duket se i ka kopjuar reperit amerikan West, i cili prej vitesh ka në pronësi nofkën “Yeezy”.

Jo vetëm kaq, por Getoarit i shkon edhe kopertina e “Vanity Fair” kur për herë të parë, njerku i Kim Kardashian, “kaloi ylberin” dhe u bë femër. “Call me Caitlyn” ishte poza e parë si grua e Bruce Jenner, e cila këtë herë është përshtatur me Getoarin që thotë se, lehtësisht mund ta thërrasin Gjiza. /Lapsi.al

Të këshilluara

Ermal Mamaqi tallet me protestën tek Liqeni

Ai mund të jetë anëtar e mbështetës në distancë i politikave të PD-së, por me sa duket, protesta e djeshme e opozitës, në sytë e Ermal Mamaqit është parë si... ...

13:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI