Flash

Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë për lypësin që kaloi 24 orë

Lapsi.al 2 April 2016
Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë për lypësin që kaloi 24

Genti, djaloshi 22-vjeçar historinë e të cilit e mësuam të dielën e shkuar në reportazhin "24 orë me...", ka vendosur të mos dalë më në semafor. Pavarësisht se ai e konsideronte punë, fshirjen e xhamave në këmbim të monedhave, dhe për më tepër që kishte 21 vite që lypte, Ardit Gjebrea duket se e ia ndryshoi mendjen Gentit të cilit gjatë emisionit i propozoi të fillojë një punë normale si gjithë të tjerët.

Genti nuk di të shkruajë dhe as të lexojë, ndaj një punë në fabrikë është zgjedhja e mirë për të. Lajmin e mirë e dha vetë kantautori në facebook ku shkruan:

"Nuk e dija si do e priste teksa erdhi në zyrën time. Tashmë nëse pranon, e ka një punë.

Nikolin Lleshi, miku im i mirë, i ofron një mundësi në Fabrikën e tij të këpucëve në Kamëz, por Genti më kish thënë se nuk e programonte dot rrogën e një muaji.

Në fund tha: Do shkoj në fabrikë! U lumturova!

Javën e ardhshme Genti fillon punë. Uroj fort ta përballojë sfidën e re, pas 21 viteve në rrugë.

Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqemi bashkë, bëhen shumë gjëra.

#tegjithebashkemundemi"

Të këshilluara

Xhesika Ndoj puthet në buzë me një femër

Këngëtarja e cila u komentua për deklaratat për jetën seksuale dhe lidhje me meshkuj të botës së biznesit dhe politikës, këtë herë vjen në një pozë duke u puthu...

07:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI