Flash

Monika Stafa braktis Top Channel

Lapsi.al 5 April 2016
Monika Stafa braktis Top Channel

Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA, ka njoftuar sot zgjedhjen në krye të këtij institucioni të gazetares Monika Stafa. Emërimi në pozicionin Kryetare e Këshillit të Ankesave e largon atë nga Top Channel, televizioni pranë të cilit Monika punoi për 15 vjet. Në një postim të fundit në profilin e saj në Facebook, Monika e ka ndarë me të gjithë miqtë emocionin e këtij posti të ri, i cili në të njëjtën kohë mbart edhe keqardhjen për largimin nga ekrani i Top-it. Pasi ka falënderuar të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, Monika ka thënë se kjo “ndarje” nga Top Media nuk është e lehtë: “Të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi, faleminderit për mbështetjen! Të ndahesh nga një familje e madhe si Top Media prej 15-vjetësh, aspak e lehtë!" Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga AMA, thuhet se roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA. “Kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive“, thuhet në njoftimin e AMA. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli drejtues i AMA-s votoi edhe emërimin e një tjetër gazetari, Urim Bajrami, për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave. Më herët AMA kishte votuar gjithashtu një gazetar, Erald Kaprin, si anëtar i këtij Këshilli. / Revista Class

Të këshilluara

Luana vrapon për autizmin krah Erion Velisë

Fushata ndërgjegjësuese dedikuar të prekurve nga autizmi ka përfshirë shumë personazhe publike, të cilët dolën këtë të shtunë në vrapimin e organizuar. Në k...

11:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI