Flash

"Panama Papers" edhe prezantuesja e Agon Channel në parajsat fiskale

Lapsi.al 7 April 2016
"Panama Papers" edhe prezantuesja e Agon Channel në parajsat

Furtuna e “Panama Papers” ka mbërritur edhe tek personazhet e televizionit italian.

Në numrin e revistës “L’Espresso” midis 100 italianëve që kanë fshehur pasuritë e tyre në ishujt Sejshell, ndodhet edhe prezantuesja e njohur Barbara D’Urso e cila rezulton drejtuese e një shoqërie të quajtur Melrose Place LTD, e regjistruar në vitin 2006.

Maria Carmela D’Urso, emri i vërtetë i drejtueses se një emisioni në kanalin 5 të Mediaset, është një personazh i njohur për publikun shqiptar.

Ajo ka drejtuar një seri emisionesh në televizionin Agon Channel, me pronar Francesko Beketin, i cili akuzohet nga autoritetet shqiptare, për pastrim parash dhe evazion parash përmes një skeme mashtrimi me shuma të mëdha parash.

Në atë kohë flitej se pagesat për Barbara D’Urso arrinin shifra marramendëse dhe nuk dihet nëse ato para të paguara nga Beketi ajo i ka fshehur në parajsa fiskale si Panamaja.

Të këshilluara

Joleza tallet me gazetën Panorama

Ajo nuk është mësuar vetëm të presë por dhe të kundërsulmojë. Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka sulmuar gazetën Panorama, pasi sipas saj gazetarët i tregojnë l...

05:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI