Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

“Aston Villa nuk do të jetë kurrë Manchester United”, Villans e hedhin Carragher në gjyq

Aston Villa ka ngritur padi ndaj Jamie Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpool është vënë në shënjestër të klubit anglez pas deklaratave të tij në lidhje me një kalim të mundshëm të Unai Emery te Manchester United

Lapsi.al 1 November 2026

“Aston Villa nuk do të jetë kurrë Manchester United”,

Aston Villa ka ngritur padi ndaj Jamie Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpool është vënë në shënjestër të klubit anglez pas deklaratave të tij në lidhje me një kalim të mundshëm të Unai Emery te Manchester United, gjatë podcastit “Stick to Football”. “Aston Villa nuk do të jetë kurrë Manchester United”, deklaroi eksperti i futbollit.

“Nuk dua të fyej tifozët e Aston Villa, por në futboll ekziston një hierarki, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo”, tha Carragher. “Real Madrid do të marrë lojtarin më të mirë të Manchester United. Ka shumë pak klube mbi United dhe e njëjta gjë vlen edhe për Liverpool. Ka klube që janë nën Aston Villa prej të cilave ajo mund të marrë trajnerin e ri dhe, nëse është e nevojshme, edhe lojtarët më të mirë. Prandaj, heshtni tifozë të Villans: ju nuk do të jeni kurrë United”, shtoi ai.

Deklarata dhe toni i përdorur nuk i kanë pëlqyer aspak pronarit të klubit nga Birmingham, Nassef Sawiris, i cili ka reaguar me një komunikatë zyrtare, duke njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Carragher për “fyerjet e papranueshme” të tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI