Flash

Pronari la cigaren ndezur, shkaku i zjarrit në apartamentin në Lezhë

Lapsi.al 7 November 2026

Pronari la cigaren ndezur, shkaku i zjarrit në apartamentin në

Një cigare e lënë ndezur dyshohet se ka shkaktuar zjarrin që përfshiu pasditen e sotme një apartament në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në banesën e shtetasit A. L. Flakët shkaktuan dëme materiale, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Për shkak të tymit, disa banorë të pallatit shfaqën shenja asfiksimi dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe zjarrfikësit evakuuan banorët e pallatit për të shmangur pasoja të tjera. Pronari i banesës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI