
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.
Në fotot e publikuara dokumentohet ndërhyrja e policisë me autobotë me ujë ndaj protestuesve.
Studentët kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lëvizja e tyre ka ngritur edhe shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete dhe situatën në sistemin shëndetësor.
Protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.